PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Kulturë dhe fe

Kultura dhe feja

Në territorin e Bullgarisë së sotme gjenden gjurma të jetës nga antikiteti më i lashtë. Një shembull i artit primitiv janë vizatimet mbi shkëmbinj në shpellën “Magurata”, ku janë pikturuar skena të gjahut, kafshë dhe bimë si edhe figura të njerëzve në valle. Kalendari vjetor diellor, që është zbuluar në shpellë dhe i datuar nga periudha e neolitit të vonshëm, konsiderohet kalendari më i lashtë të këtij tipi, të zbuluar në Evropë.

Ndër dëshmitë për vendbanimet e lashta në territorin e Bullgarisë janë shumica e tumbujve, si tumbulli i vendbanimit Kranovska (afër qytetit Nova Zagora) në të cilin ka shtresa kulturore nga neoliti, halkoliti dhe epoka e bronzit. Atje është gjetur edhe një vulë të rrumbullakët, të gravuar me germa të imta, e cila sipas arkeologëve dëshmon për fazat e para të shkrimit. Vendbanimi parahistorik në ishullin e liqenit Durankullak zbulon gjurma të kulturës neolito-halkolike, mbartësit e së cilës na kanë lënë arkitekturën më të lashtë prej guri në Evropën kontinentale dhe nekropolin të madh parahistorik në botë (Nekropolin e Durankulakut). Nga faza e fundit e kësaj kulture janë gjurmët afër qytetit Varna në bregun e Detit të Zi, ku në nekropolin halokolit arkeologët kanë zbuluar edhe arin më të vjetër të përpunuar në botë, plastikë idhulli dhe nuskë të ndryshme.

Një shembull i qartë i larmisë shumë ngjyrëshe kulturore të rajonit është kultura materiale dhe shpirtërore të trakëve në trojet e Bullgarisë së sotme. Përfaqësuesit e kombit trak, të përmendur për herë të parë nga Homeri në “Iliadën” kanë lënë varreza të mrekullueshme si Varreza e Kazanlëkut dhe ajo në Sveshtari (që është pjesë e rezervatit historiko-arkeologjik “Sborjanovo”) që janë përfshirë në Listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Varreza e fshatit Aleksandrovo, zbuluar afër qytetit Haskovo, të befason me pikturime murale të skenave të gjahut dhe të luftës dhe me një zbukurim piktoresk ornamental. Ndër vendet e shumta të shenjta trake dallohen – Perperikon (qendra më e madhe e lashtë e kultit në Ballkan, e njohur me tempullin e njohur të Dionisijit, nga ku janë bërë parashikime fatale për të ardhmen); kompleksi i kultit trakas afër Staroselit (kompleksi më i madh mbretëror me mauzole që është zbuluar deri tani). Thesaret trake, që shkaktojnë admirim dhe që janë zbuluar në territorin bullgar deri tani janë shfaqur në shumë vende të botës. Më i lashti dhe më enigmatik ndër tyre është thesari i gjetur afër fshatit Vëlçitrën afër qytetit Pleven dhe i cili është datuar te fundi i epokës së bronzit. Një kryevepër i artit trak është thesari i qytetit Panagjurishte. Thesari përmbahet nga 9 ene kulti të zbukuruara me skena të huazuara nga mitologjia greke, ndërsa motivet e ornamenteve janë tipike për kulturën trake. Thesari i argjendtë nga vendbanimi Rogozen konsiderohet thesari më i madh trak, që është gjetur në territorin e Bullgarisë dhe është shembull i çmueshëm për shkëmbimin aktiv kulturor midis trakëve dhe qytetërimit helen.

Gjatë gjysmës së parë të shekullit të parë pas Krishtit trojet bullgare janë në përbërjen e Perandorisë së fuqishme romake. Nga kjo periudhë të ndërtimit grandioz janë ruajtur monumente të rëndësishme kulturore. Teatri antik dhe stadiumi romak, që ndodhen në qytetin e Plovdivit. Teatri antik, që datohet në vitet 90 të shekullit të parë pas Krishtit është stema e qytetit dhe konsiderohet si një prej teatrove antike që janë ruajtur më së miri në botë. Janë shumë interesante rrënojat e qyteteve romake Nikopulis ad istrum (afër qytetit Veliko Tërnovo), Augusta Trajana (afër qytetit Stara Zagora), Ulipja Eskus (afër fshatit Gigen në rrethin e Plevenit), Marcianopol (qytet i lashtë afër burimit të lumit Devnja ku është zbuluar një prej thesareve më të mëdha monedhash në botë), Serdika antike, rrënojat e së cilës  janë nën godinat e  kryeqytetit të sotëm bullgar dhe shumë të tjera. Një lulëzim të madh përjetojnë edhe kolonitë e dikurshme greke në bregdetin e Detit të Zi – Odesos (Varna), Apolonia (Sozopol), Anhiao (Pomorie), Mesembrija (Nesebër). Kjo periudhë ka lënë trashëgimi artin e bukur të mozaikëve. Mozaikët e mrekullueshme të kësaj periudhe mund të shihet në vilën “Armira” (afër qytetit Ivajlovgrad) në rezidencën antike “Ejrene” dhe në Bazilikën e Peshkopisë në Plovdiv.

Pas ndarjes së Perandorisë romake në fund të shekullit të IV trojet e stome bullgare përfshihen në kufijtë e Perëndisë lindore romake – Bizant. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të VII në territorin e Bullgarisë së sotme verilindore vendosen protobullgarët në krye me khanin Asapurh nga fisi Dullo. Në union me fiset sllave ata luftojnë kundër Bizantit dhe krijojnë shtetin e parë bullgar (viti 681) i cili trashëgon traditat e Bullgarisë së lashtë të madhe të khanit Kubrat. Kryeqyteti Pliska veçohet si qendër ushtarake, administrative dhe fetare, ndërsa khani Asparuh bëhet kryekomandant dhe përfaqësues i perëndisë Tanga (perëndia e qiellit). Ideja për nesimet fetare të protobullgarëve plotësohet nga Kalorësi i Madarës, i cili që nga antikiteti ka luajtur rolin e tempullit të kultit. Reliefi unikal shkëmbor i Kalorësit të Madarës është përfshirë në Listën e UNESCO-s gjatë vitit 1979 dhe disa dekada më vonë është shpallur simbol global i Bullgarisë. Janë të diskutueshme të dhënat për datimin e monumentit dhe për identitetin e kalorësit. Ka supozime se në kalorësi i gdhendur në shkëmb është khani Tervel (700-721), i njohur me dhuntitë e tij diplomatike ose është gdhendje në shkëmb një kalorës hero siç kanë qenë mbretërit bullgarë.

Në vitin 864, në kohën e sundimit të princit Boris I Mihail (852-889), pranohet feja e krishtere sipas konsumit lindor si feja zyrtare. Ky akt e ngre autoritetin e shtetit bullgar i cili hyn në “familjen popujve të krishterë”. Kryeqyteti është transferuar në Preslav dhe në fron është mbreti Simeon (893-927). Periudha e sundimit të tij është quajtur “Shekulli i artë”  për shkak të vrullit të hovshëm të veprimtarisë letrare, që u bë i mundshëm në saj të veprës së vëllezërve shenjtorë Kiril dhe Metodij. Në fund të shekullit të IX dy vëllezërit  dhe nxënësit e tyre, ndër të cilët spikat më qartë figura e Shën Kliment Ohridski, lënë një gjurmë të thellë në historinë evropiane përmes krijimit dhe përhapjes së shkrimit sllav. Krijues të tjerë të dalluar nga Shkolla e Preslavit janë Konstantin Preslavski, Joan Ekszarh, Çernorizec Hrabër, Naum e të tjera. Trashëgimia e pasur letrare shoqërohet edhe me shumë arritje në fushën e arkitekturës dhe të artëve. Kisha e artë në Preslav është një kryevepër e kohës së vet. Nga kjo periudhë datohet edhe ikona prej mozaiku të Shën Teodor Stratilat, që konsiderohet fillim i shkollës bullgare të pikturimit të ikonave.

Në vitin 1018 shteti bullgar humbet pavarësinë e vet dhe bie nën ndikimin e fortë të kulturës bizantine. Kryengritja e suksesshme në krye me vëllezërit bujar Asen dhe Petër (1185) shënoi kulmin e luftërave për hedhje poshtë të pushtetit bizantin. Është vënë fillimi i Mbretërisë së dytë me kryeqytet Tërnovo. Mbretërit zhvillojnë korrespondencë intensive me Vatikanin, gjë që u jep shtytje proceseve kulturore. Me rëndësi të madhe është rivendosja e Patrikanës bullgare në vitin 1235 në kohën e sundimit të mbretit Ivan Asen II (1218-1241), kur mbretëria arrin zgjerimin më të madhe të vet dhe fuqi politike. Në Tërnovo janë sjellë lipsanat e shenjtorëve të ndryshëm  Kjo “politikë e shenjtërimit” si edhe ndërtimi i shumë manastireve dhe kishave e kthejë kryeqytetin në qendër të rëndësishme kulturore. Periudha e shekujve XIII-XIV njihet si periudha e lulëzimit të Shkollës letrare dhe artistike të Tërnovos. Ndër monumentet më njohura të kësaj epoke janë afreske në kishën e Bojanës dhe manastiret shkëmbore në Ivanovo (që janë përfshirë në Listën e UNESCO-s), miniaturat shumëngjyrëshe në Ungjillin e mbretit Ivan Aleksandër (Ungjilli i Londrës). Gjatë kësaj periudhe lulëzim arrin edhe një prej simboleve të kulturës bullgare – Manastiri i Rilës (është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s).

 

Në vitin 1396, shteti bullgar bie nën pushtimin e Perandorisë Osmane, e cila për pesë shekuj e ka ndërprerë zhvillimin e saj të pavarur politik. Fillimet e para të zgjimit të spiritualitetit bullgar janë gjatë Rilindjes (shek. XVIII-XIX). Gjatë kësaj epoke vendimtare, bullgarët rifitojnë vetëdijen si pjesëmarrës të plotë në qytetërimin evropian. Përfaqësuesi më i shquar i Rilindjes së hershme është Paisij Hilendarski, i cili në vitin 1762 përfundon kryeveprën e tij "Historia sllavo-bullgare" në Manastirin e Zografit. Vrulli për arsim dhe letërsi zhvillohet më tej gjatë shekullit të ardhshëm nga Petër Beron, Neofit Rilski, Vasil Aprilov.

Gjatë kësaj periudhe zhvillohen ndryshime të thella sociale e ekonomike. Shumë bullgarë diplomohen jashtë shtetit, një fakt që kontribuon për intensifikimin e komunikimit ndërkulturor. Japin kontributin e tyre edhe bashkëjetesa e gjatë e kulturave të ndryshme në trojet bullgare – kontaktet me traditën kulturore myslimane në qendrat kryesore të Perandorisë, praninë e komuniteteve të mëdha hebraike, misionarët katolikë dhe protestantë, vendosja e emigrantëve evropianë në qytetet bullgare pas revolucioneve kombëtare në Evropë nga 1848, çlirimi i vendeve fqinjëve ortodoksë, në të cilën krijohen qendrat e kauzës kombëtare.

Zhvillimi ekonomik ndryshon imazhin e qytetit bullgar. Ndërtohen kisha, shkolla, çezma përkujtimore, hane. Jashtëzakonisht interesante dhe të pasura janë qytetet arkitekturore Plovdiv, Tërnovo, Kotel, Ruse, Svishtov, Koprivshtica, Karlovo, Sliven, Trjavna. Monumentet më të shquara të arkitekturës rilindëse bullgare janë vepra të Nikola Fiçev (Kolju Fiçeto), i cili mbetet në histori si mjeshtri i parë i stilit të ri kombëtar.

Në vitin 1870, Porta e Lartë (qeveria e Sulltanit) njoh zyrtarisht të drejtën e bullgarëve për kishë të pavarur nga Patriarkana e Kostandinopojës. Krijimi i Ekzarkisë Bullgare është arritja më e rëndësishme e popullit bullgar në epokën para Çlirimit. Ajo shkon krah për krah me idenë e promovimit të arsimit të përgjithshëm. Janë hedhur themelet e vatrave kulturore e arsimore.

Progres i konsiderueshëm është bërë në fushën e pikturimit. Shkollat më të mëdha të pikturimit nga periudha e Rilindjes bullgare janë në Trjavna, Bansko dhe Samokov. Përfaqësuesi më i shquar i Shkollës së Samokovit, Zahari Zograf, e ka thyer kanunin fetar dhe ka realizuar përmes veprave të tij kalimin ndaj pikturimit laik. "Vetë-portreti" i tij është vepra më emblematike nga kjo periudhë tranzitore.

Një gjë tipike është se shumë nga rilindësit më aktivë dhe liderë të lëvizjes nacionalçlirimtare të gjysmës së dytë të këtij shekulli – Georgi Sava Rakovski, Ljuben Karavelov, Hristo Botev, Apostulli i Lirisë Vasil Levski kanë një rol dhe në zhvillimin e publicistikës e letërsisë bullgare, dhe të sferave të tjera të jetës publike. Kryeqyteti i Perandorisë Osmane – Stamboll është një qendër botërore, në të cilën komuniteti bullgar ka vendin e tij të ruajtur me kishë, qendër letrare dhe arsimore të vet dhe një pikë kontakti me kulturat e mëdha evropiane.

Në vitin 1878 si rezultat i Luftës çlirimtare ruso-turke, shteti bullgar është rivendosur. Periudha pas Çlirimit karakterizohet me vrull të madh kulturor e artistik. Kontribut të madh kanë piktorët çekë Jan Mërkviçka dhe Jaroslav Vesgin. Krijohet shkolla e pikturës – sot Akademia e artëve. Kontribut të madh për zhvillimin e artit kanë piktorët Nikolaj Pavloviç, Ivan Dimitrov, Anton Mitov, Ivan Angellov. Piktorë si Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri, Zlatju Bojaxhiev, Canko Lavrenkov, Deçko Uzunov, Ivan Milev, Ilija Petrov, Sirak Skitnik, Vasill Stoilov etj. në dekadat e vijueshme themelojnë stilin specifik të arteve të bukura bullgare. Emblematike janë edhe veprat “Ata fituan” dhe “Nëna” e skulptorit Ivan Lazarov.

Qyteti i Sofjes ndryshohet ndjeshëm në dekadat para dhe pas fillimit të shekullit XX. Edhe pas themelimit të shtetit të ri, qyteti u bë qendra tërheqëse për shumë arkitektë të huaj, si Friedrich Grunanger, Antonin Kolar. Arkitekti inovatori rus Alexander Pomerantsev ndërton katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, skulptori italian Arnoldo Dzoki krijon monumentin e Tsar Osvoboditel, të cilat janë ende ndër monumentet kryesore të qytetit. Arkitektët bullgarë që kanë diplomuar jashtë vendit – Nikola Lazarov, Naum Torbov, Jordan Milanov, Petko Momçilov dhe Georgi Ovçarov – gjithashtu lënë një shenjë në pamjen urbane. Modelet arkitektonike të mrekullueshme janë Pallati i rikonstruktuar Imperial, Teatri Kombëtar (një projekt i austriakëve H. Helmer dhe F. Felner), Biblioteka Kombëtare, Universiteti i Sofjes "St. Kliment Ohridski”, Tregu Qendror i Sofjes dhe Banja Minerale, Pallati Kombëtar i Kulturës (ndërtuar në vitin 1981 për të përkujtuar 1300-vjetorin e themelimit të shtetit Bullgar). Sofja krenohet me bashkëjetesën simbolike të tempujve të bashkësive të ndryshme fetare në qendrën e qytetit – Kisha e Shenjtë e së Dielës (e ngritur në shekullin e X-të), Xhamia BanJa Bashi (e projektuar nga arkitekti i njohur osman Sinan në shekullin e XVI.) , Sinagoga e Sofjes (përfunduar në vitin 1909 nga projektanti Friedrich Grünanger), e cila është një nga më të mëdhatë në Evropë, Katedralja Katolike e Shën Jozefit (ndërtimi fillestar i së cilës filloi në 1878 dhe në 2002 në prani të Papës Gjon Pali II filloi restaurimin e tempullit).

Veprimtaria e poetëve dhe shkrimtarëve bullgarë pas Çlirimit dallohet me aspirata për iluminizëm dhe përkushtim për fatin e popullit të tyre. Emrat e "patriarkut të letërsisë bullgare" Ivan Vazov, Zaharij Stoyanov - kronisti i luftërave çlirimtare, satiristi Aleko Konstantinov, po dallohen. Në fillim të shekullit, poetë si Pejo Javorov, Penço Slaveijkov, Dimço Debeljanov e futën zërin modern në poezi. Në dekadat në vijim, dalin në pah yjet poetikë të Elisaveta Bagrjanës, Atanas Dalçevit, Geo Milevit, Hristo Smirnenskit dhe Nikola Vaptcarovit. Në prozë, Elin Pelin dhe Jordan Yovkov ndajnë përkufizimin e "këngëtarit të fshatit bullgar". Kjo linjë e pamjes së ndryshueshme në mënyrë dramatike të fshatit do të zhvillohet pas mesit të shekullit XX dhe në veprat e Jordan Radiçkovit, Ivajlo Petrovit etj. Dimitër Dimov, Dimitër Talev dhe Emilijan Stanev zhvillojnë romanin bullgar.

Stili muzikor i kompletuar bullgar nga mesi i viteve '30 lidhet me emrat e kompozitorëve më të shquar bullgarë – Petko Stajnov, Panço Vladigerov, Ljubomir Pipkov, Marin Goleminov, Svetoslav Obretenov.

Regjisorë si Rangel Vëlçanov, Valjo Radev, Metodi Andonov lanë gjurmë në kinemanë bullgare pas viteve 1960. Arti teatral është ndër zhanret më dinamike në zhvillim të sipërm. Klasikët botërorë, drama moderne dhe shfaqjet e autorëve bullgarë po provokojnë takime frymëzuese midis artistëve dhe publikut. Faza të rëndësishme në zhvillimin e skenës së teatrit bullgar lidhen me emrat e Nikolaj Masalitinov, Bojan Danovski, Leon Daniel, Krikor Azarjan, Dimitër Goçev.

Folklori unik bullgar është ruajtur për dekada në studime akademike, në institute kulturore kombëtare dhe në shumë nisma lokale për ruajtjen e zanateve, traditave dhe specifikave autentike rajonale. Në Festivalin Kombëtar të Artit Folklorik Bullgar në Koprivshtica në vitet 1960, një etnograf amerikan e regjistron talentin e ri – këngëtaren popullore Valja Ballkanska duke interpretuar këngën "Izlel e Deljo Hajdutin". Më vonë, ky incizim u përfshi në programin e sovajkën kozmike “Voyager” si një mesazh zanor i Tokës drejt universit.

 

Bullgaria është anëtare aktive e UNESCO-s që nga mesi i viteve 1950, është bërë partnere në programet kulturore të Këshillit të Evropës që nga vitet 1990, edhe pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian në 2007 është akoma në aktive në proceset e forcimit të shumëllojshmërisë kulturore dhe mbështetjes së iniciativës krijuese. Pikërisht kultura bëhet mjeti më i fuqishëm në dialogun e vendit me botën. Nuk është rastësi që skena aktuale kulturore dallohet nga polifonia e emrave të rinj në të gjitha fushat, me një listë të gjatë të forumeve kulturore ndërkombëtare që zhvillohen në Bullgari, përfshirë Plovdivi i cili në vitin 2019 u shpall Kryeqytet Evropian i Kulturës. Ato ndihmojnë në promovimin e vlerave të kulturës bullgare, duke inkurajuar shkëmbimin e dialogun aktiv, i cili është gur themeli i zhvillimit dhe pasurimit të thesarit kulturor botëror.

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация