Në emër të Zëvendës Kryeministres për Reformën në Drejtësi dhe Ministres së Punëve të Jashtme, znj. Ekaterina Zaharieva, Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Z. Momtchil Raytchevski, ia dorëzoi Konsullit të Nderit të vendit tonë në Shqipëri Z. Selim Hoxhaj shenjën e nderit të Ministrisë së Punëve të Jashtme “Degën e Dafinës së Artë”. Ai u vlerësua me këtë dekoratë të lartë për kontributin e tij madhor në forcimin e marrëdhënieve bullgaro-shqiptare, si dhe për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor midis dy shteteve.
19 prill 2021