PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasadori Momtchil Raytchevski i dorëzoi Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare tableta për mbështetjen e arsimit në Korçë

22 shkurt 2021 Новини

Ambasadori bullgar Momtchil Raytchevski i dorëzoi kryetarit të “Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare” Dhimitri Nikolla një dhuratë prej 85 tabletash. Pajisjet u janë siguruar shoqatave bullgare në Republikën e Shqipërisë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Bullgarisë për t'i përdorur ato në përputhje me nevojat e shkollave të gjuhës bullgare dhe për mbështetjen e procesit të mësimit të fëmijëve nga familjet e varfra.

“Shoqata për Miqësi Bullgaro-Shqiptare”, së bashku me Gjimnazin në fshatin Pustec dhe në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, do të caktojnë fëmijët të cilët do të përdorin tabletat gjatë vitit shkollor. Kjo do të lehtësojë procesin e mësimit në distancë në kushtet e pandemisë së Covid-19.

Për shkak të kufizimeve të imponuara në parandalim të Covid-19 në ceremoninë e dorëzimit në godinën e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë ishin të pranishëm pak njerëz, ndër të cilët zëvendëskryetari i Bashkisë Pustec Jani Nikolla dhe diplomatët Maria Peeva dhe Blagoy Petrov.

Shoqata e Miqësisë Bullgaro-Shqiptare nga Korça është përfitues në kuadrin e Programit “Gjuha dhe Kultura Amtare Jashtë Shtetit” dhe organizon kurse për përgatitjen e maturantëve, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e vet në universitete bullgare.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация