Australia and Oceania

Asia

Africa

Europe

North and South America

Additional Information

Lajme - Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Modeli i suksesshëm “Karin Dom” gjen pasues në Shqipëri përmes një projekti të financuar nga qeveria bullgare

16 dhjetor 2025 Новини

Qendra Shqiptare për Integrimin e Personave me Nevoja të Veçanta mbylli me një konferencë kombëtare projektin “Zhvillimi i ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Shqipëri”, financuar nga Republika e Bullgarisë në kuadër të Programit për Ndihmë Zyrtare për Zhvillim. Konferenca paraqiti rezultatet kryesore të projektit dhe promovoi praktikat më të mira bullgare në ndërhyrjen e hershme për fëmijët me nevoja të veçanta. Theksi u vu mbi modelin e Fondacionit “Karin Dom” – Varna, i njohur si një nga më të suksesshmit në rajon, si dhe mbi Manualin e ndërhyrjeve në fëmijërinë e hershme, hartuar në bazë të shkëmbimit të përvojave gjatë vizitës së zhvilluar më herët gjatë vitit në Bullgari.

Në prani të Znj. Klaudja Krasnika, zëvendëskryetare e Bashkisë Elbasan, Znj. Ermira Urupi, kryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan, Znj. Evis Kushi, deputete dhe zëvendëskryetare e komisionit parlamentar për arsimin, përfaqësuesve të institucioneve sociale e shëndetësore, specialistëve të ndërhyrjes së hershme dhe prindërve, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Bullgarisë, Z. Ivaylo Kirov, nënvizoi rëndësinë e projektit si një urë njerëzore dhe sociale mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, që mbështet grupet më të brishta – fëmijët me nevoja të veçanta. Ai theksoi vlerën e shkëmbimit të njohurive dhe efektin e qëndrueshëm të bashkëpunimit me “Karin Dom”, si dhe rolin e Bullgarisë në mbështetjen e përfshirjes sociale në Shqipëri.

Manuali i ndërhyrjeve në fëmijërinë e hershme – rezultat kyç i projektit – u prezantua me një referim tematik. Ai ofron rekomandime për specialistë, institucione dhe prindër, si dhe udhëzime për zbatimin në shkallë kombëtare të praktikave të mira. Pas prezantimit zhvillua një diskutim mes pjesëmarrësve dhe një shkëmbim përvojash mes profesionistëve nga fusha të ndryshme.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация