Australia and Oceania

Asia

Africa

Europe

North and South America

Additional Information

Lajme - Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Vizita në Shqipëri e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës Rajonale të Bashkive “Trakia” vendosi gurin e themelit të një bashkëpunimi të ri

27 nëntor 2025 Новини

Në periudhën 10–12 nëntor 2025, me nismën e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë, u zhvillua një vizitë pune e prof. Ivan Varlyakov, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Rajonale të Bashkive “Trakia” (SHRB “Trakia”), në Republikën e Shqipërisë. Vizita synonte thellimin e bashkëpunimit midis bashkive bullgare dhe shqiptare në kontekstin e integrimit evropian të Shqipërisë, me theks në vetëqeverisje vendore, decentralizim, zhvillim të qëndrueshëm, shkëmbim kulturor dhe binjakëzime.

Më 10 nëntor, në ambasadë në Tiranë, u mbajt një takim me drejtоreshën ekzekutive të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) Znj. Adelina Farrici. Në të morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues të bashkive Bulqizë, Kukës, Pustec, Has dhe Dibër. Nga pala bullgare të pranishëm ishin prof. Varlyakov, ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, z. Ivajllo Kirov, si dhe përfaqësues të ambasadës.

Kryetarët shqiptarë prezantuan sfidat kryesore të bashkive të tyre dhe njëkohësisht shprehën interes të madh për pjesëmarrje në programet evropiane, duke nënvizuar kapacitetin e kufizuar administrativ dhe mungesën e përvojës në procedurat e aplikimeve për përdorimin e fondeve evropiane.

Pala bullgare prezantoi përvojën e SHRB “Trakia” dhe bashkive bullgare në periudhën para dhe pas anëtarësimit në BE. Prof. Varlyakov theksoi rolin e shoqatave rajonale si platforma për shkëmbim të praktikave të mira, ngritjen e kapaciteteve administrative dhe hartimin e projekteve të përbashkëta – pavarësisht madhësisë së bashkisë konkrete. U theksua se përdorimi i suksesshëm i fondeve evropiane kërkon ekipe të përkushtuara, prioritete të qarta dhe punë sistematike, jo pritshmëri se Evropa mund t’i zgjidhë problemet. Në këtë kontekst u diskutuan mundësitë për trajnime, shkëmbim ekspertësh dhe krijim të ekipeve të përbashkëta ndërmjet bashkive bullgare dhe shqiptare.

Takimi përfundoi me dakordësi për përgatitjen dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje kornizë për bashkëpunim midis SHRB “Trakia” dhe SHBSH-së; për ndarjen e rregullt me palën shqiptare të informacionit për kalendarin e aktiviteteve të SHRB “Trakia”; për identifikimin e bashkive për binjakëzim sipas profilit ekonomik dhe gjeografik; për shkëmbimin e ideve dhe materialeve përgatitore për aplikim në programe evropiane; për planifikimin e një vizite të kryetarëve bullgarë në Shqipëri në pranverën e vitit 2026; për krijimin e kanaleve për shkëmbim kulturor, turistik dhe rinor. Ambasada mori një rol aktiv koordinues dhe ndërmjetësues.

Më 11 nëntor, delegacioni bullgar vizitoi bashkinë e Elbasanit. Kryetari Gledian Latja dhe ekipi i tij paraqitën planet strategjike të bashkisë në fushën e infrastrukturës, politikave industriale, turizmit dhe tranzicionit ekologjik, përfshirë pjesëmarrjen e Elbasanit në misionin “100 qytete neutralë ndaj klimës” dhe rolin kyç të bashkisë në pjesën shqiptare të Korridorit VIII. Pala shqiptare deklaroi se e sheh përvojën bullgare si një model praktikisht të zbatueshëm – si në përdorimin e fondeve evropiane, ashtu edhe në balancimin e industrisë, bujqësisë dhe shërbimeve sociale.

Pala bullgare propozoi një partneritet afatgjatë dhe binjakëzim midis Elbasanit dhe Slivenit – dy qytete me profil të ngjashëm, qendra të forta rajonale me periferi të gjerë rurale dhe karakter industrial. Të dyja palët ranë dakord të fillojnë punën për binjakëzimin, shkëmbimin e ekspertëve për programet evropiane, zhvillimin urban dhe ekologjinë, si dhe të përgatisin një listë tematike me projekte të mundshme të përbashkëta.

Po atë ditë, delegacioni vizitoi bashkinë e Shijakut, ku u diskutua binjakëzimi midis bashkive Karnobat dhe Shijak. U theksuan ngjashmëritë në profilin ekonomik, përfshirë zhvillimin agrar dhe prodhimin e pijeve alkoolike. Pala bullgare prezantoi festivalin ndërkombëtar folklorik në Karnobat dhe propozoi hartimin e një kalendari të përbashkët të vizitave, aktiviteteve kulturore dhe sportive, i cili të sigurojë një ritëm të qëndrueshëm bashkëpunimi dhe të mbështesë pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare. Këshilli Bashkiak i Karnobatit tashmë ka miratuar vendimin për binjakëzim, ndërsa bashkia Shijak po përgatit finalizimin e procedurës.

Më 12 nëntor, në ambasadë në Tiranë, u zhvillua një takim me kryetaren e bashkisë Roskovec, Znj. Majlinda Bufi. Ajo prezantoi vizionin e zhvillimit të bashkisë, të bazuar në projekte energjetike (përfshirë një termocentral me gaz), industrinë e naftës dhe një sektor bujqësor të zhvilluar – ullishte, kultura pemëtore dhe perimtari. Në këtë kontekst u diskutua mundësia e binjakëzimit midis Roskovecit dhe bashkisë bullgare Sadovo, duke u theksuar ngjashmëritë në profilin agrar dhe potenciali për iniciativa të përbashkëta.

Pikat kryesore të diskutimit ishin ujitja, krijimi i kooperativave bujqësore, certifikimi i produkteve vendore, si dhe kërkimi i financimeve nëpërmjet mekanizmave shtetërorë dhe donatorëve. U ra dakord për shkëmbimin e informacioneve për profilin e bashkisë Sadovo dhe për dërgimin e një projekt-marrëveshje.

Vizita e prof. Ivan Varlyakov konfirmoi se Shqipëria e sheh Bullgarinë si një model praktik për zhvillimin vendor dhe përdorimin efektiv të instrumenteve evropiane. Marrëveshjet e sdakorduara – përgatitja e marrëveshjes kornizë midis shoqatave, përparimi në binjakëzimet Elbasan–Sliven, Karnobat–Shijak dhe Sadovo–Roskoveс, vizitat e planifikuara tregojnë një rrugë të qartë drejt një partneriteti më të strukturuar dhe afatgjatë shqiptaro-bullgar në nivel vendor. Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë do të vazhdojë të luajë rol aktiv në mbështetje të këtij procesi.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация