Australia and Oceania

Asia

Africa

Europe

North and South America

Additional Information

Lajme - Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasada në Tiranë priti Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 155-vjetorit të themelimit të Ekzarkisë Bullgare

24 nëntor 2025 Новини

Më 14 nëntor 2025, në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë u zhvillua konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare kushtuar 155-vjetorit të krijimit të Ekzarkisë Bullgare dhe 80-vjetorit të shpalljes së Kishës Ortodokse Bullgare si autoqefale. Forumi u organizua nga Universiteti i Bibliotekonomisë dhe Teknologjive të Informacionit (UniBIT), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Bullgarisë dhe në partneritet me Ambasadën në Tiranë.

Hapja e konferencës ishte solemne në praninë e studiuesve, diplomatëve, personaliteteve publike, përfaqësuesve të diasporës bullgare dhe komunitetit akademik shqiptar. Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, Z. Ivajllo Kirov, theksoi në fjalim rëndësinë e Ekzarkisë Bullgare për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe traditës shpirtërore të komuniteteve bullgare jashtë atdheut. Ai vuri në dukje se iniciativa të tilla kulturore dhe shkencore janë ura ndërmjet kulturave dhe dëshmi e pranisë së qëndrueshme bullgare në Ballkan.

Në emër të UniBIT-it, profesori dhe doktori i shkencave ekonomike Stojan Dençev, kryetar i Bordit të universitetit, nënvizoi angazhimin e komunitetit akademik ndaj ruajtjes dhe studimit të kujtesës historike bullgare, duke theksuar rëndësinë e Ekzarkisë Bullgare jo vetëm si institucion kishtar, por edhe si institucion kulturor e kombëtar me ndikim të thellë në formimin e identitetit bullgar. Prof. Dençev theksoi se UniBIT-i e konsideron pjesëmarrjen në iniciativa të tilla si pjesë të misionit të vet për zhvillimin e dialogut akademik me komunitetet bullgare jashtë vendit dhe ndërtimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet që ndajnë këtë vizion.

Programi shkencor përfshinte ligjërata të studiuesve të UniBIT-it dhe studiuesve shqiptarë, të cilët paraqitën analiza të reja dhe materiale arkivore të lidhura me veprimtarinë e Ekzarkisë Bullgare në Ballkan gjatë shekujve XIX dhe XX. Moderatore e konferencës ishte prof. dr. Vanja Dobreva, ndërsa ndër pjesëmarrësit ishin prof. dr. Borjana Buzhashka, prof. dr. Vencisllav Velev dhe studiues të tjerë të shquar në fushën e historisë, kulturës dhe studimeve kishtare.

Vëmendje e veçantë iu kushtua ekspozitës “155 vjet Ekzarkia Bullgare”, e paraqitur nga prof. dr. Borjana Buzhashka – drejtoresha e “Institutit për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit” pranë UniBIT-it. Ekspozita përfshinte dokumente, fotografi dhe dëshmi arkivore për rëndësinë e Ekzarkisë si institucion shpirtëror dhe kulturor në proceset e konsolidimit kombëtar.

Në kuadër të konferencës, delegacioni i UniBIT-it zhvilloi me mbështetjen e Ambasadës një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve kryesore kulturore dhe akademike në Shqipëri, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. U diskutuan mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në fushën e kërkimit arkivor, dixhitalizimit dhe shkëmbimit të specialistëve. Takimi i punës me përfaqësuesit e Universitetit Mesdhetar në Tiranë ishte me fokus në projekte të përbashkëta arsimore.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация