Grupe folklorike nga e gjithë Bullgaria me një koncert në Tiranë për Ditën e kulturës bullgare
25 mars 2023 НовиниMë 24 maj 2023, në Tiranë Shoqata "Miqtë e Bullgarisë" me kryetarin e saj Lukan Tase organizuan një koncert folklorik në të cilin morën pjesë grupe nga e gjithë Bullgaria. Eventi u organizua me asistencën e “Bashkimit të Pensionistëve-2004-Të bashkuar” me kryetare znj. Valentina Nikolova. I ftuari special ishte Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë z. Ivaylo Kirov, i cili në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi grupet pjesëmarrëse për rolin e tyre aktiv gjatë viteve të fundit në ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.