Festa e shkronjave në Tiranë me rastin e 24 majit
08 qershor 2023 НовиниMë 23 maj 2023 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, nxënësit e shkollës së gjuhës bullgare "Hristo Botev" prezantuan një program të veçantë kulturor kushtuar Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij, alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe të letërsisë sllave. Fëmijët më të mëdhenj treguan për historinë e festës, ndërsa të vegjlit recituan vjersha. Ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatave të pakicës kombëtare bullgare, bullgarë që jetojnë në Tiranë, miq të Bullgarisë dhe diplomatë.
Ne ligjëratën e tij para të pranishmëve profesori i gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës prof. asoc. Raki Belo theksoi rëndësinë e festës dhe rolin e vëllezërve të shenjtë të cilët na dhanë shkronjat,si dhe të dishepujve të tyre që kontribuuan në fushën e letërsisë dhe arsimit bullgar.
Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë, z. Ivaylo Kirov, falënderoi të gjithë të pranishmit, të cilët japin kontributin e tyre në ruajtjen e identitetit bullgar në Shqipëri. Falenderime të veçanta ai iu shpreh fëmijëve, mësuesve dhe drejtuesit të shkollës së gjuhës bullgare “Hristo Botev” dhe ekipit të Televizionit Kombëtar Bullgar, të cilët bënë përpjekjet maksimale për realizimin e festës dhe për prezantimin e jetës së pakicave kombëtare bullgare në Shqipëri.