PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Pritje zyrtare me rastin e Festës së Ushtrisë Bullgare

21 mars 2019 Новини

Me rastin e Ditës së Trimërisë dhe Festës së Ushtrisë Bullgare (më 6 maj), në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë u organizua një pritje zyrtare. Me të u shënua dhe rivendosja e Zyrës së atasheut ushtarak pranë Ambasadës.

Mes të pranishmëve ishin zëvendësministri i mbrojtjes Petro Koçi, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Manushaqe Shehu, drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA kolonel Petrit Çuni, komandanti i FT gjeneral brigade Albert Mullai, zv. komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari, këshilltari për sigurinë kombëtare i kryeministrit gjeneral major (r) Maksim Malaj, konsulli i nderit i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë z. Selim Hoxhaj, mbi 15 atashe ushtarakë, ndihmës-atashe ushtarakë dhe sekretarë ushtarakë të akredituar në Shqipëri, ushtarë, ambasadorë të akredituar në Republikën e Shqipërisë.

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Momtchil Raytchevski nënvizoi rëndësinë e Zyrës së atasheut ushtarak për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në kontekstin e anëtarësisë në NATO.

Në fjalimin e tij përshëndetës, atasheu ushtarak, ushtarako-ajror dhe ushtarako-detar i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, kolonel Momçill Ivanov theksoi se rivendosja e Zyrës së atasheut ushtarak pranë Ambasadës do të kontribuojë për forcimin e kontakteve mes forcave të armatosura midis dy vendeve.

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация