PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Maratona nëpër Korridorin 8 hyri në fazën përfundimtare

22 mars 2019 Новини

Nisma e Krasse Gueorguievit për promovimin e Korridorit № 8 përmes organizimit të maratonës nëpër itinerarin e tij nga Deti i Zi te Adriatiku, ka hyrë në fazën e saj përfundimtare. Më 21 prill, atleti dhe ekipi i tij arritën me sukses në Republikën e Shqipërisë. Në kufirin u përshëndën zyrtarisht nga shefi i pikës kufitare “Qafë-Thanë”, deputeti nga Pogradeci Ilir Xhakolli, konsulli i nderit i Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxhaj, kryetari i Shoqatës për miqësinë bullgaro-shqiptare Dhimitër Nikolla, përfaqësues të pakicës bullgare nga Korça dhe Prespa, diplomatë bullgarë. Në fazën përfundimtare të itinerarit, atleti bullgar do të shoqërohet nga përfaqësues të pushtetit vendor, atletë shqiptarë, përfaqësues të pakicës bullgare, diplomatë dhe të tjerë.

Maratona 1200-kilometrashe do të përfundojë zyrtarisht më 23 maj me një ceremoni të veçantë në qytetin e Durrësit. Në të simbolikisht do të derdhet ujë nga Deti i Zi dhe Liqeni i Ohrit në Detin Adriatik. Një libër i veçantë me mesazhet e të gjithë kryetarëve të bashkive përgjatë itinerarit të Korridorit № 8 do t’i dorëzohet Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация