PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Diplomatë bullgarë në debatet "BE-ja kthehet në shkollë"

21 mars 2019 Новини

Në kuadrin e Javës së Evropës në Shqipëri, e cila sivjet u mbajt nën moton “Fuqia e të Rinjve”, në shkolla në të gjithë Shqipërinë u organizuan debate të hapura me temë "BE-ja kthehet në shkollë". Në të morën pjesë përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, të shteteve-anëtare të BE-së, të organizatave të shoqërisë civile dhe nxënës.

Në dialogun e hapur në shkollën e mesme "16 shtatori" në Shijak morën pjesë edhe diplomatë të Ambasadës bullgare në Tiranë – z. Miroslav Mitov, këshilltar dhe Maria Peeva, atashe. Pjesëmarrësit diskutuan tema aktuale të rendit të ditës së BE-së, përfitimet e anëtarësimit në BE për zhvillimin e arsimit, mundësitë që BE-ja ofron për trajnime dhe specializimin e të rinjve, si dhe çështje të lidhura me integrimin e Shqipërisë në BE. Nxënësit e shkollës së mesme “16 shtatori” bënë shumë pyetje në lidhje me programet arsimore dhe vullnetare, politikat rinore, përkrahjen për projekte të vogla, zhvillimin e të rinjve në BE dhe Shqipëri. Diplomatët bullgarë paraqitën zhvillimin e sistemit të arsimit të lartë në Bullgari pas anëtarësimit të Bullgarisë në BE, si dhe mundësitë për të rinj nga Shqipëria të vazhdojnë arsimin e lartë dhe të marrin diploma evropiane në Bullgari.

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация