PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasadori Kirov priti konsullin e nderit Selim Hoxhaj

18 prill 2023 Новини

Më 31.03.2023 u zhvillua takimi i Ambasadorit Ivaylo Kirov me Konsullin e Nderit të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Selim Hoxhaj.

Mysafiri prezantoi veprimtarinë e vet gjatë viteve të fundit me theks në promovimin e kulturës bullgare nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme kulturore, botimit të artikujve kushtuar historisë dhe traditave bullgare, organizimit e festave kombëtare dhe zyrtare bullgare. Me rëndësi janë marrëdhëniet e tij të frytshme me përfaqësuesit e institucioneve shqiptare për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta. Në kontekstin e censusit që do të zhvillohet në shtator të 2023-ës, ai informoi se ka realizuar dokumentarë, të cilët tregojnë më së miri historinë, traditat dhe folklorin e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri.

Ambasadori Kirov shprehu vlerësimin e tij të lartë për kontributin e z. Hoxhaj në ndërtimin e imazhit pozitiv të Bullgarisë në Shqipëri. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë për shënimin në Tiranë të festës së madhe të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave (24 maj), të njohur në Bullgari si festa e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi.

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация