PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Bullgaria i dhuron Shqipërisë paketa me ndihmë humanitare për të përballuar pasojat e krizës me COVID-19

12 gusht 2020 Новини

Në ceremoni në qytetet Pogradec dhe Kukës ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Momtchil Raytchevski iu dorëzoi kryetarëve të disa bashkive ndihmë humanitare për luftimin e pasojave të krizës me COVID-19. Ndihma është siguruar me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë me iniciativë të zëvendëskryeministres dhe ministre të punëve të jashtme znj. Ekaterina Zaharieva.

Ndihma humanitare përmban 1.500 pako individuale me ushqime dhe materiale higjienike, të cilat iu dorëzuan familjeve nevojtare në Bashkitë Pogradec, Pustec, Librazhd, Përrenjas dhe Kukës, si edhe për fëmijë të diagnostikuar me autizëm në Elbasan.

Në ceremoninë e zhvilluar në Pogradec, Ambasadori Raytchevski iu dorëzoi paketat humanitare kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli, kryetarit të Bashkisë së Pustecit Pali Kolefski dhe zëvendës-kryetarit të Bashkisë së Prrenjasit Alban Qekrezi. Në fjalimin e tij Ambasadori Raytchevski theksoi se ndihma humanitare është pjesë e politikës sistematike të Bullgarisë për mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadrin e pjesëmarrjes së vendit në bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim. Ai theksoi se para dy muajve Bullgaria dorëzoi 300 kostume mbrojtëse për përdorim të shumëhershëm, syza dhe helmete mbrojtëse për personelin mjekësor në vijën e parë në luftën kundër COVID-19 në Republikën e Shqipërisë. Nga ana e tyre kryetarët e bashkive kanë shprehur falënderime për solidaritetin e Bullgarisë në mbështetje të Shqipërisë dhe kanë theksuar nevojën për më shumë bashkëpunim mes vendeve tona për kapërcimin e pasojave të pandemisë.

Në qytetin e Kukësit Ambasadori Raytchevski iu dorëzoi paketat humanitare kryetarit të Bashkisë Safet Gjici. Duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Bashkinë, ai rikujtoi angazhimin e vazhdueshëm të Bullgarisë ndaj banorëve të rajonit, duke theksuar se fqinjësia e mirë dhe miqësia shpesh shprehen me gjeste të vogla të cilat jo gjithmonë gjejnë vend në mediat. Në ditët në vijim nga Bashkia do ti shpërndajnë pakot humanitare nëpër njësitë administrative. Kryetari Gjici shprehu falënderime për ndihmën e ofruar, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe marrëdhëniet miqësore me Ambasadën e Bullgarisë dhe Ambasadorin Raytchevski. Ai shprehu shpresë se Bullgaria do të vazhdojë ta ndihmojë Bashkinë më në veçanti në përmirësimin e infrastrukturës shkollore në Shishtavec, Orgjost, Borje dhe në njësi të tjera administrative ku banojnë përfaqësues të pakicës bullgare.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация