PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Bullgaria i dhuroi personelit mjekësor shqiptar që është në vijën e pare në luftën kundër COVID-19 kostume mbrojtëse për përdorim të shumëhershëm

26 mars 2020 Новини

 

Më 20 maj ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Momchil Raychevski në pranin e zëvendës ministres së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Mira Rakacolli, drejtorit të përgjithshëm të Qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” Enkelejdi Joti dhe mjekë dorëzoi 300 kostume mbrojtëse për përdorim të shumëhershëm, syza dhe helmete mbrojtëse për personelin mjekësor në vijën e parë në luftën kundër COVID-19 në Republikën e Shqipërisë. Përdorimi i këtyre 300 kostumeve barazohet me përdorimin e 15 mijë kostumeve të zakonshme për përdorim të njëhershëm. Dhurimi është nga shteti bullgar me angazhimin personal të zëvendës kryeministrit dhe ministre e punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva.

Ambasadori Raychevski vuri në dukje se Bullgaria është shteti i pari që i dhuroi Shqipërisë  komplete të plota veshje mbrojtëse për përdorim të shumëhershëm. „Sipas motos sonë kombëtare “Bashkimin e bën fuqinë” ne besojmë fortë se e vetmja mënyrë për përballim të suksesshëm të pasojave nga pandemia është përmes bashkimit dhe solidaritetit. Bullgaria gjithnjë i ka zhvilluar marrëdhëniet e veta me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të rajonit përmes prizmit të miqësisë së sinqertë, bashkëpunimit dhe partneritetit. Në vijim të politikës bullgare për mbështetje për zhvillim dhe me iniciativë të zëvendës kryeministrit dhe ministre e punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, qeveria bullgare siguron kostume mbrojtëse për personelin mjekësor në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në shtete të tjera në rajon edhe pse edhe Bullgaria po kështu është prekur seriozisht nga pandemia dhe kërkesa për mjete mbrojtëse për personalin mjekësor është e madhe.

Ambasadori Raychevski rikujtoi fjalën e urtë popullore “Miku i mirë njihet në ditë të vështira“ duke përmendur mbështetjen e Bullgarisë për Shqipërinë për përballimin e fatkeqësive natyrore vitet e fundit, ndihmën financiere për rindërtimin pas tërmeteve gjatë qershorit, shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019 si edhe pjesëmarrjen në Konferencën e donatorëve në Bruksel.

Ambasadori bullgar shprehu solidaritetin dhe falënderimet e tij të sinqerta për mjekët dhe personelin mjekësor shqiptar që janë në vijën e parë të luftës me virusin e pabesë.

Nga ana e saj zëvendës ministrja Rakacolli shprehu falënderime ndaj Bullgarisë për solidaritetin e jashtëzakonshëm, duke vlerësuar lartë përpjekjet dhe angazhimin e Bullgarisë për luftimin e pandemisë globale.

Kostumet janë projektuar dhe përgatitur nga prodhues bullgarë në përputhje me standardet më të larta të BE-së. 

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация