PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Pranimi i projekt-propozimeve për financim në kuadrin e Ndihmës zyrtare për zhvillim

21 mars 2019 Новини

Pranimi i projekt-propozimeve për financim në kuadrin e Ndihmës zyrtare për zhvillim

Ministria e punëve të jashtme të Republikës së Bullgarisë përmes Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë nis procedurë për përzgjedhjen e projekt-propozimeve që do të realizohen në kuadrin e Ndihmës zyrtare për zhvillim të Republikës së Bullgarisë.

Objektivat dhe fushëveprimi i projekteve:

·         ndërtimi i kapaciteteve me fokus në bashkitë kufitare dhe në rajonet malore;

·         forcimi i sundimit të ligjit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe respektimi i të drejtave të pakicave;

·         mbrojtja dhe kujdesi për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe për njerëzit në nevojë;

·         mbrojtja e mjedisit dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore;

·         përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore;

·         ruajtja e diversivitetit kulturor dhe dialogut ndërkulturor.

Projektet janë drejtuara ndaj administratës publike dhe pushtetit vendor, OJQ, institucioneve arsimore, institucioneve kulturore etj.

Buxheti minimal i projektit duhet të jetë 5 000 BGN (rreth 2 500 euro).

Afatet e zbatimit dhe kohëzgjatja e projekteve:

Projekt-propozimet duhet të përmbajnë një datë indikativë fillestare për zbatimin e projektit e cila duhet të jetë pas datës 1 mars 2020 dhe jo më vonë se 30 nëntor 2020. Projektet duhet të realizohen jo më vonë se më 31 dhjetor 2022.

Për projekte mund të aplikojnë persona juridikë; OJQ ndërkombëtare e vendore; bashki dhe organizata bashkiake; institucione arsimore, shëndetësore e sociale; organizata ndërkombëtare humanitare.

Afati i pranimit të projekt-propozimeve është deri në 28 qershor 2019.

Më shumë informacione rreth procedurës dhe kushteve të aplikimit, si edhe formularin e aplikimit për projekt-propozime mund të gjeni në dokumentet e bashkëngjitura.

APPLICATION FORM

CALL FOR PROPOSALS

 

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация