PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Bullgaria financon rikonstruktimin e rrugës midis Bilishtit dhe Vërnikut

30 prill 2019 Новини

Më 24 prill 2019 Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Momtchil Raytchevski dhe kryetari i Bashkisë së Devollit Bledjon Nallbati, nënshkruan një marrëveshje për dhënien e ndihmës financiare falës për rikonstruktimin e rrugës midis qytetit të Bilishtit dhe fshatit të Vërnikut. Projekti është me vlerë 575 490 euro dhe do të realizohet në kuadrin e ndihmës zyrtare për zhvillim të Republikës së Bullgarisë.

 

Gjatë ceremonisë Ambasadori Raytchevski deklaroi, se Ambasada së bashku me partnerët nga Shqipëria, do të vazhdojë të punojë për t’i identifikuar projekte të ndryshme në një gamë të gjerë fushash, të cilat të mbështeten me fonde në kuadrin e ndihmës zyrtare për zhvillim.

 

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Devollit Bledjon Nallbati i falënderoi Ambasadorit Raytchevski për ndihmën e ofruar, duke theksuar se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është jo vetëm një ndihmë e çmueshme për komunitetin, por do të mundësojë edhe shfrytëzimin më të mirë të potencialeve turistike të fshatit Vërnik. Ambasadori Raytchevski dhe kryebashkiaku Nallbati shprehën besimin se ky projekt shënon fillimin e një partneriteti të afatgjatë.

 

 

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация