Australia and Oceania

Asia

Africa

Europe

North and South America

Additional Information

Lajme - Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Vizitа pune në Shqipëri e përfaqësuesve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë dhe CEED Bullgari në kuadër të projektit „Migrimi funksionalisht i qëndrueshëm dhe integrimi në Bullgari“

27 prill 2026 Новини

Në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë u zhvilluan takime pune me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë (BTPP) dhe të Qendrës për Zhvillimin e Sipërmarrjes dhe Menaxhimin – Bullgari (CEED Bullgari), të realizuara në kuadër të projektit „Migrimi funksionalisht i qëndrueshëm dhe integrimi në Bullgari“ të zbatuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian.

Vizita është pjesë e fushatës ndërkombëtare informuese të projektit, e orientuar drejt promovimit të platformës online bgjobsportal.com për lidhjen e punëdhënësve bullgarë me aplikantët për punë nga vendet e treta, si edhe për prezantimin e mundësive për migrim të ligjshëm për qëllime pune dhe integrim të suksesshëm në Bullgari.

Ambasadori Ivaylo Kirov hapi takimet dhe vuri në pah sfidat dhe mundësitë kryesore përpara lëvizshmërisë së fuqisë punëtore ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë, përfshirë nevojën për mekanizma praktikë për një ndërveprim më të mirë institucional dhe biznesi si edhe rolin e informacionit të besueshëm në nxitjen e kanaleve të ligjshme të punësimit.

Në kuadër të vizitës u zhvilluan takime me përfaqësues të organizatave vendore, të biznesit shqiptar dhe të komunitetit bullgar. U diskutuan mundësi bashkëpunimi në sektorë ku evidentohet interes nga ana e kandidatëve shqiptarë, përfshirë turizmin, ndërtimin, transportin, bujqësinë dhe teknologjitë e informacionit. U nënvizua roli i diasporës bullgare në Shqipëri në promovimin e mundësive për arsimim dhe punësim në Bullgari, si edhe në ofrimin e mbështetjes gjatë procesit të aplikimit dhe përshtatjes.

Veçanërisht frytdhënëse ishte takimi në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, gjatë të cilit u konfirmua interesi i ndërsjellë për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy dhomave të tregtisë, përfshirë edhe në kontekstin e projekteve ndërkufitare dhe partneritetit rajonal të biznesit.

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë ofroi asistencë për realizimin e vizitës dhe të takimeve shoqëruese, duke vlerësuar se nisma të tilla krijojnë mundësi shtesë për thellimin e kontakteve ekonomike dypalëshe, për promovimin e Bullgarisë si një destinacion i parashikueshëm dhe tërheqës për realizim profesional, si edhe për forcimin e lidhjeve me komunitetin bullgar në Shqipëri.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация