PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Financim bullgar për fëmijët me nevoja të veçanta në Elbasan, familjet në nevojë në Durres dhe Pustec, për zhvillimin e kapacitetit të institucioneve shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe për një nismë mjedisore shkollore

22 prill 2025 Новини

Në vitin 2025 katër organizata nga Shqipëria do të përfitojnë nga grantet e ofruara nga shteti bullgar në kuadër të ndihmës zyrtare për zhvillim. Për këtë qëllim në ambasadë në Tiranë, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Ivaylo Kirov, nënshkroi marrëveshje me kryetarët e këtyre organizatave.

Shoqata për Integrimin e Personave me Nevoja të Veçanta nga Elbasani, e përfaqësuar nga drejtorja e saj znj. Fatma Spahiu, do të zbatojë projektin "Zhvillimi i ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Shqipëri" („Developing early childhood intervention in Аlbania“). Qëllimi është të rritet kapaciteti i profesionistëve që punojnë çdo ditë me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nga komunitetet e margjinalizuara.

Një tjetër projekt që do të mbështetet nga shteti bullgar është "Promovimi i përdorimit sistematik të qasjes administrative për të luftuar krimin e organizuar në Shqipëri" („Promoting the systematic use of the administrative approach to combat organized crime in Albania“). Koordinatori i tij është z. Aryan Durmishi, Drejtor Ekzekutiv i "Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes".

Një organizatë joqeveritare me 30 vjet përvojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ofrimin e informacionit dhe shërbimeve për grupet në nevojë, e quajtur "Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin", do të zbatojë projektin "Nga Vizioni në Veprim – Përmirësimi i Shërbimeve për Fëmijët dhe Familjet në Bashkitë e Durrësit dhe Pustecit". Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtorja Ekzekutive e organizatës, znj. Eleona Hoxha.

Rreth 450 nxënës nga shkolla e mesme "Jusuf Puka" në qytetin e Durrësit do të ndërtojnë kulturën e vet mjedisore duke marrë pjesë në klube ekologjike dhe duke punuar në serrën në oborrin e shkollës në kuadër të projektit "Time 4 Rin - Act". Në të është parashikuar dhe  instalimi i paneleve diellore për nevojat e shkollës. Koordinatorja e aktiviteteve do të jetë znj. Miranda Mnasku nga organizata “Udhëtimi i Lirë”.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация