Folklori bullgar u bë pjesë e kalendarit kulturor të qytetit Shijak
24 korrik 2024 НовиниNë qytetin Shijak u mbajt edicioni i tretë për vitin 2024 i festivalit "Mbrëmja e kulturës bullgare". Falë përpjekjeve të përbashkëta të organizatorit Xhejlan Demirev, Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë dhe Bashkisë së Shijakut, këngët dhe vallet popullore bullgare gjetën një publik të ri.
Në koncert morën pjesë klubi "Flamingo ETNO" nga qyteti Ruse (Bullgari Veriore), grupi i vallëzimit "Hemus" nga qyteti Vratsa (Bullgari Perëndimorë) klubi i vallëzimit pranë vatrës së kulturës "Maxim Gorki 1928" nga fshati Prosenë (Bullgari Veriore).
Për nder të mysafirëve nga Bullgaria, në sheshin qendror të qytetit Shijak u organizua një ekspozitë e produkteve agroushqimore dhe artizanale të zonës. Valltarët bullgarë u përshëndetën nga nënkryetarja e Bashkisë së Shijakut znj. Shpresa Domi dhe grupi folklorik i fëmijëve të Shijakut.
Mbrëmja e radhës e kulturës bullgare u mbyll me dorëzimin e certifikatave për pjesëmarrje nga z. Asen Pachev, shef i Seksionit të Diplomacisë Publike në Ambasadën Bullgare në Tiranë dhe Nënkryetarja znj. Domi.
Organizimi i mirë nga ana e mikpritësve dhe kënaqësia e pjesëmarrësve dhe e publikut është një premisë e mirë për zhvillimin e mbrëmjeve të tilla në qytetin e Shijakut edhe në vitin 2025. Në edicionin e sivjetshëm të festivalit janë planifikuar edhe dy koncerte të tjera në qytetin Durrës – më 12 dhe 17 gusht 2024.