PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Pjesëmarrësit e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë morën diplomat e tyre

26 korrik 2023 Новини

Me një ceremoni solemne në Universitetin e Tiranës në prani të përfaqësuesve të ambasadës përfundoi Shkolla Verore të Gjuhës Bullgare. Pjesëmarrësit morën diploma nga rektori i Universitetit të Veliko Tërnovos “Shenjtorët. Kiril dhe Metodi" Prof. Dr. Dimitar Dimitrov dhe Zv. Rektorja për marrëdhëniet me jashtë Prof. Аsoc. Anna Ivanova. Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Esmeralda Kromidha, prof. Asoc. Adriatik Derjaj nga Departamenti i Gjyhëve Sllave dhe Ballkanike dhe z. Petar Prinov – sekretari i parë në përfaqësinë diplomatike bullgare në Tiranë u uruan studentëve suksese në përvetësimin e mëtejshëm të gjuhës bullgare dhe në zhvillimin e njohurive dhe aftësive më të thelluara. Cvetan Ivanov, përfaqësues i bankës “Fibank”, i njohu të pranishmit me veprimtarinë e investitorit më të madh bullgar në vend dhe mundësitë për zhvillimin e karrierës që ai ofron.

Sipas pedagogut të gjuhës bullgare Prof. Asoc. Dr. Raki Belo, pas 3 vitesh rresht të organizimit të  Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare, bashkëpunimi mes universiteteve të Tiranës dhe Veliko Tërnovës tashmë mund të quhet tradicional. Skolla e Bullgarishtes mundësohet nga programi "Erasmus+" dhe përveç orëve të gjuhës bullgare në dy nivele (A1 dhe B2), u ofron pjesëmarrësve takime me specialistë të shquar në fushat të ndryshme të filologjisë nga Bullgaria.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация