PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Pritja me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë në Tiranë

14 mars 2023 Новини

Më 1 Mars 2023, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë organizoi pritjen tradicionale me rastin e festës kombëtare të vendit - 3 Marsit.

Eventi u zhvillua në “Maritim Hotel Plaza” me mbështetjen e “Fibank Albania”. Në të morën pjesë mbi 250 të ftuar – përfaqësues të institucioneve shqiptare, të trupit diplomatik, të bashkësive fetare, të pakicës kombëtare bullgare, njerëz të artit, kulturës dhe arsimit, afaristë dhe miq të Bullgarisë.

Pritja u hap me himnet kombëtare të Bullgarisë dhe Shqipërisë në interpretim të sopranos së shquar shqiptare me prejardhje bullgare Ramona Tullumani.

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë z. Ivaylo Kirov, i përshëndeti mysafirët në tri gjuhë.

Sipas traditës pranverore bullgare të gjithë të pranishmëve iu dorëzuan verore për shëndet dhe bereqet.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация