PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasadori Raytchevski mori pjesë në Festivalin e Kulturës Bullgare në Durrës

18 gusht 2021 Новини

"Dita e Bullgarisë" ishte pjesë e edicionit të sivjetshëm të Ditës së Diversitetit Kulturor në Durrës. Në Muzeun Arkeologjik në Durrës fëmijët e moshës 6-13 vjeç prezantuan këngë dhe valle nga Bullgaria dhe Shqipëria. Në anglisht fëmijët u treguan të pranishmëve për historinë, kulturën dhe traditat e bullgarëve. Faktet interesante për Bullgarinë u paraqitën në formën e një kuizi. Mes fëmijëve që morën pjesë në program ishin përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri.

I ftuari special i ngjarjes ishte Ambasadori Momtchil Raichevski, i cili pas pjesës zyrtare ishte gjendur përballë një breshëri pyetjesh të fëmijëve për çështje të ndryshme lidhur me Bullgarinë dhe Shqipërinë si dhe me përvojën personale të tij.

Shumë prej tyre ishin entusiazmuar nga ideja për të vizituar Ambasadën Bullgare në Tiranë dhe për të marrë pjesë në aktivitetet e ardhshme kulturore të misionit. Disa nga nxënësit madje pyetën se ku mund të mësojnë gjuhën bullgare në Shqipëri.

Organizatorët nga Qendra “Mankind Tracks“ prezantojnë çdo vit disa vende evropiane dhe fëmijët nga kampi i tyre „Leaders Camp“ përgatisin një program të veçantë kushtuar traditave dhe historisë së vendit përkatës.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация