PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Shoqata për miqësi bullgaro-shqiptare shënoi Ditën e Botevit

09 qershor 2021 Новини

Më 5 qershor në qytetin e Korçës u zhvillua eventi përkujtimor me rastin e Ditës së Botevit dhe atyre që vdiqën për lirinë e Bullgarisë, i organizuar nga "Shoqata për miqësi bullgaro-shqiptare" me kryetar  Dhimitar Nikolla.

Mysafirë zyrtarë të ngjarjes ishin Konsulli i Bullgarisë në Shqipëri Blagoy Petrov dhe Yordanka Ivanova, sekretare në Ambasadë. Të pranishmit ishin 50 veta - anëtarë të shoqatës dhe përfaqësues të komunitetit bullgar nga rajoni i Korçës. Në zbatim të masave aktuale në Shqipëri për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ishin ftuar një numër të kufizuar miqsh.

Në fillim të ngjarjes Ervis Talluri – nënkryetari i “Shoqatës për miqësi bullgaro-shqiptare”, tregoi për jetën dhe veprën e Hristo Botevit dhe shpërndau fletushka me informacione për heroin kombëtar bullgar. Konsulli Blagoy Petrov iu drejtua të ftuarve me fjalë përshëndetëse. Pas pjesës përkujtimore pjesëmarrësit morën pjesë në koktejin e organizuar nga shoqata, në kohën e të cilit të pranishmit folën me Konsullin Petrov për probleme të tyre të ndryshme dhe morën informacione mbi çështjet konsullore.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация