Bullgaria mbështet pajisjen e kabinetit kompjuterik në fshatin Ostrenin e Madh
04 shkurt 2020 Новини
Ambasadori i Bullgarisë z. Momchil Raichevski dhe drejtori i shkollës “Eles Koçi” z. Banush Koçi nënshkruan një marrëveshje për dhënien e grantit, përmes Ndihmës zyrtare të zhvillimit për zbatimin e projektit "Pajisje për kabinetin IT". Në muajt në vijim do të pajiset një kabinet kompjuterik në shkollën me synim përmirësim të arsimit të 320 nxënësve të shkollës në fshatin Ostreni i Madh. Projekti gjithashtu do të ndihmojë për modernizimin e procesit arsimor, si dhe në rritjen e kualifikimeve të mësuesve.